Enrique: Nuk e ndryshojmë stilin pa Messin

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka kërkuar mobilizim nga lojtarët e tjerë që të mbulojnë mungesën e Lionel Messit.

Messi ka dëmtuar ligamentin e gjurit i cili e la atë jashtë sfidës ndaj Las Palmas.

Thuhet se Messi do të mungojë dy muaj, transmeton Telegrafi dhe Enrique tashmë ka kërkuar mobilizim të gjithë ekipit.

“Fakti që Messi është i lënduar nuk do të thotë se ne do të ndryshojmë stilin e lojës”.

“Eshtë shumë pikëllues fakti kur një lojtar lëndohet. Por, ne të gjithë e dimë se sa i madh është Messi për këtë ekip”.

“Messi i vendos shumë ndeshje, por tash është në dorën e ekipit që ta plotësojë mungesën e tij. A do të kthehet për El Clasico? Nuk po mendojmë për këtë. Ne po foskuohemi për ndeshjen e radhës ndaj Leverkusenit”, potencoi Enrique.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...