Enrique: Nuk e di pse Ibra nuk pati sukses te Barca

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, nuk e ka të qartë pse Zlatan Ibrahimovici dështoi të ishte i suksesshëm me fanellën e Blaugranëve.

Suedezi kaloi në Camp Nou në vitin 2009 nga Interi, mirëpo përkundër fillimit të ndritshëm, ai u kthye në Itali (te Milani) pas vetëm një sezoni për shkak të prishjes së marrëdhënieve me asokohe trajnerin Pep Guardiola.

Ndryshe nga ai, Luis Suarez e filloi keq aventurën e tij me katalunasit, mirëpo me kalimin e javëve forma e tij është vazhdimisht në ngritje.

“Nuk e di pse Suarez është përshtatur te Barcelona më mirë sesa Ibrahimovic”.

“U desh kohë që të vinin golat e tij, por unë kam vetëm lëvdata për lojën e tij dhe etikën e punës”, ka theksuar Enrique.

Ibrahimovic do të kthehet në Camp Nou me Paris Saint-Germainin për të zhvilluar ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai nuk luajti në përballjen e parë, të cilën skuadra e tij e humbi me rezultat 1-3 në Parc de Princes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...