Enrique: Neymari është bishë

PUBLIKUAR

Neymar ka shënuar golin e 100-të me Barcelonën në fitoren prej 4:1 ndaj Granadas

Për këtë arritje të brazilianit është shprehur i lumtur edhe trajneri Luis Enrique, i cili e ka përshkruar Neymarin si “bishë”, transmeton Gazeta Express.

Ai shpreson që do ta shohë talentin brazilian duke shënuar edhe 900 gola tjerë, pasi festoi të dielën arritjen e 100 golave për gjigantin e La Ligas.

“Numrat e Neymarit tregojnë se është bisha e futbollit”, tha fillimisht Luis Enrique.

“Ai është lojtari më i papërshtatshëm në botë për mbrojtësit dhe ishte vendim shumë i mirë që ai të transferohet këtu. Shpresoj që Neymar do të shënojë edhe 900 gola tjerë dhe të vazhdojmë ta shohim te Barcelona edhe për shumë vite”, shtoi trajneri katalanasve. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...