Enrique mund ta marrë drejtimin e kampionëve të Italisë

PUBLIKUAR

Luis Enrique raportohet se mund të rikthehet sërish në Serie A.

Sipas “La Repubblica”, ish-trajneri i Romës është në listën e Napolit për të zëvendësuar Luciano Spallettin, shkruan Gazeta Express.

Spalletti besohet se ka vendosur përfundimisht për t’u larguar nga kampionët e Italisë pas përfundimit të sezonit.

Vendimi i tij për t’u larguar vije pas prishjes së raporteve me presidentin, Aurelio De Laurentiis.

Kësisoj, napolitanët kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin e Spallettit dhe Enrique tashmë është pjesë e listës së tyre.

Trajneri i njohur spanjoll është i lirë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur dha dorëheqja nga Kombëtarja e Spanjës.

Përveç Romës dhe Spanjës, 53-vjeçari ka drejtuar edhe Barcelonën e Celta Vigon.

Napoli besohet se në listën e zëvendësuesve të mundshëm të Spallettit ka edhe Antonio Conten, Rafa Benitezin e Maurizio Sarrin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...