Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, e ka gjetur fajtorin e hu8mbjes nga Manchester City në Ligë e Kampionëve
Manchester City e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 3:1, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Kampioni i Spanjës ishte duke avancuar 0:1, por lojtarët e Pep Guardiolas rikthyen rezultatin në 3:1.
Trajneri i ekipit nga Camp Nou, Luis Enrique ka thënë se gabimi i Sergio Robertos, në minutën e 39-të, ishte pikë kthese për humbjen e Barcelonës, përcjell Express.
“Është një turp që pas çoroditjes që kemi bërë te goli i parë ne kemi pasur një kohë të keqe. Kur të pranosh një gol në këtë mënyrë është normale që ju të keni një periudhë të keqe”, ka deklaruar Enrique.
“Në pjesën e dytë kemi shpresuar për të dominuar në lojë, por këtë nuk kemi mundur ta bëjmë për shkak të gabimeve që kemi bërë dhe presion nga kundërshtari. City shfrytëzoi gabimet tona”, ka theksuar ai. /Express/

Momenti kur Sergio Roberto pason për kundërshtarin


