Portieri i Juventusit e ka marrë me sportivitet lënien jashtë nga lista paraprake e 59 kandidatëve për të fituar çmimin “Topi i Artë”.
Blaugranat në këtë javë të shtatë të La Liga do të ketë një ndeshje të vështirë me Sevillan, të cilën Enrique nuk e vlerëson nga pozicioni aktual që mban në renditje.
“Jam i befasuar nga renditja e Sevillas në pjesën e poshtme të tabelës. Duke njohur trajnerin dhe futbollistët e kësaj skuadre, mendoj se pozicioni i saj gënjen. Duhet të përfitojmë nga përplasja e rivalëve me njëri-tjetrin”.
44-vjeçari vlerësoi formën që po kalon Luiz Suarez, i cili duhet të marrë përsipër sulmin e Barcelonës në mungesë të Lionel Messit të dëmtuar.
“Suarez është shfaqur në nivel të lartë që kur ka mbërritur të Barcelona, edhe pse statistikat sidomos në ndeshjet e tij të para ngrinin pikëpyetje. Ai mbetet një lojtar kyç për ne jo, vetëm në aspektin futbollistik, por edhe përsa i përket karakterit”.
Në konferencën e zakonshme për shtyp, trajneri u pyet edhe për listën e FIFA-s me kandidatët e ‘Topit të Artë’.
“Besoj se këtë vit nuk ka dyshime për fituesin e ‘Topit të Artë’, ai do të jetë Lionel Messi. Për të ishte në dorën time, unë në listën paraprake të UEFA-s do t’i përfshija të gjithë futbollistët e Barcelonës, por prapëseprapë shtatë nuk janë pak”, ka thënë Ernique. /Telegrafi/


