Enrique e pranon këtë për Messin

PUBLIKUAR

Luis Enrique e ka pranuar se Barcelona varet shumë nga Leo Messi

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, pa asnjë hezitim e ka pranuar se Barcelona varet shumë nga pesë herë më i miri i botës, Leo Messi dhe se shpreson të vazhdojë kjo gjë edhe për shumë vite, transmeton Gazeta Express.

Argjentinasi po kalon nëpër një formë të mirë, pavarësisht paraqitjes kundër PSG-së. Ai ka shënuar deri më tani 35 gola në 35 ndeshje, dhe ishte vendimtar në fitoren e Barcelonës kundër Atletico Madridit, i cili shënoi golin e tri pikëve.

“Do të tregohesha naiv nëse them se nuk varemi në lojtarin më të mirë në botë”, tha fillimisht Enrique, i cili shtoi: “Shpresoj se do të vazhdojmë të varemi nga ai edhe për shumë vite tjera”.

“Edhe më tej e konsideroi atë më shumë si një sulmues. Nganjëherë ai shpenzon më shumë kohë në mesfushë, duke na ndihmuar, por nuk ka rëndësi ku pozicionohet Leo Messi më shumë. E rëndësishme është që ai të vazhdojë me këtë formë”, shtoi Enrique. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...