Engel: Opozita po e minon demokracinë e Kosovës brenda dhe përkrahjen e saj nga jashtë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Shantazhohet një femër në Lipjan, arrestohet një person

Policia Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara, është arrestuar i dyshuari kosovar...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...
Duke qenë dëshmitar në lëvizjen e Kosovës nga lufta në paqe dhe nga tirania në liri, ka qenë njëra nga aspektet më përmbushëse të karrierës sime si shërbyes publik. Krijimi i Kuvendit të Kosovës, i zgjedhur në mënyrë demokratike, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe sistemi i saj i bazuar në sundim të ligjit, janë thelbi i pavarësisë politike të vendit, prosperiteti i ardhshëm dhe i shtrirjes së saj krah Perëndimit.

Kështu e fillon Eliot Engel, përfaqësues i Kongresit amerikan në Distriktin e Nju Jorkut, një shkrim të publikuar në “Huffington Post”, transmeton Republika.info.

Por, askush nuk ka thënë ndonjëherë se ndërtimi i demokracisë është një punë e lehtë, thotë ai.

Kjo ndodhë për shkak se demokracia e vërtetë, jo vetëm që lejon, por kërkon respekt për njerëzit dhe partitë që nuk pajtohen me njëra-tjetrën. Të përfshirë në vlerat tona të përbashkëta demokratike, është e drejtë e opozitës për të luajtur një rol dhe të dëgjohet, qoftë në publik, qoftë në parlament, qoftë në gjykata ose, në fund të fundit, edhe në kutinë e votimit. Dhe, ata që ushqejnë demokracinë, duhet të ngrihen për të drejtat e oponentëve të tyre për të shprehur pikëpamjet e tyre në mënyrë paqësore dhe të presin që ato të dëgjohen, shkruan Engel, transmeton Republika.info.

“Populli i Kosovës e ka përqafuar këtë parim të shoqërive të lira. Gjatë tetë vjetëve të pavarësisë së saj, Kosova ka hasur më shumë sesa çështjet e saj të ndara që i kanë sfiduar njerëzit e saj dhe liderët e ndarë dhe kjo është e natyrshme. Vitin e kaluar, Prishtina arriti një marrëveshje me Beogradin për veriun, zonat me shumicë serbe, si dhe me Malin e Zi mbi demarkacionin e kufirit, të cilat kanë ngjallur debat të gjerë dhe fushata të nxehta politike”, shkruan Engel.

Për fat të keq, shkruan ai, këto mosmarrëveshje kanë çuar në tejkalimin e kufijve të debatit të gjallë demokratik. Hedhja e vezëve ndaj ministrave, hedhja e gazit lotsjellës në Parlament, ose djegia e ndërtesës së Qeverisë, nuk përkojnë me lirinë e shprehjes. Ato nuk janë pjesë e të drejtave të garantuara kushtetuese të një opozite. Dhe, fatkeqësisht, këto gjeste po minojnë demokracinë e Kosovës brenda dhe përkrahjen e saj nga jashtë.

Derisa Kosova po hyn në vitin e saj të nëntë, unë iu bëj thirrje udhëheqësve të Kosovës që të lëvizin nga konfrontimi në negociata, ndërkaq popullin e Kosovës, në mënyrën më të fuqishme të mundshme, e thërras që ta kundërshtojë dhunën, ta përqafojë dialogun paqësor dhe t’i aplikojë parimet e demokracisë mbi të cilat Republika juaj është ndërtuar.

Megjithatë, edhe pse kosovarët kanë frikë se vendi i tyre është duke lëvizur prapa dhe fqinjët e tyre janë bashkëngjitur me Evropën, derisa Kosova ndjehet e margjinalizuar, unë besoj që ekziston një fotografi tjetër më pozitive dhe arsye për optimizëm, shkruan Engel, transmeton Republika.info.

Së pari, në dhjetor, “The US Millennium Challenge Corporation” (MCC), një agjenci e madhe e ndihmës që punon paralelisht me USAID-in, njoftoi se Kosova ishte “kompakte” që mund të hapë mundësi për një ndihmë miliona dollarësh. Kjo është e mundur, sepse MCC e Kosovës shënoi progres më të mirë në çështjet e të drejtave politike dhe liritë civile për normat e imunizimit dhe kujdesin shëndetësor të fëmijëve sesa vendet që kanë një nivel të ngjashëm zhvillimi. Pak vende kanë arritur këtë nder, dhe Kosova duhet dhe ka të drejtë të jetë krenare.

Në një tjetër fushë, Kosova më në fund po përpiqet të ndërtojë një termocentral të ri, i cili do të ndihmojë të sjellë sektorin e energjisë së vendit nga viti 1950 në atë të shekullit XXI. Në shumë vizita që i kam bërë Kosovës, kam parë me sytë e mi fabrika të vjetra të qymyrit që nxjerrin jashtë tym të keq dhe komunitetet e zëna nga errësira. Kam dëgjuar kollitjen e vazhdueshme të miqve të mi në Kosovë, dhe kam ndjerë vet ajrin e qelbur. Nëse kjo marrëveshje ecën mirë, me shpresë, këtë vit, Kosova do të marrë frymë më lehtë dhe do të ketë një rrjedhë të besueshme të energjisë për vitet e ardhshme, shkruan ai.

Më tej, ai shkruan se sa i përket integrimeve evropiane, Kosova ka bërë po ashtu progres. E imagjinoj se kjo mund të ndjehet larg nga Prizreni, Peja apo Prishtina, por kjo është e dukshme nga SHBA-ja. Edhe pse pesë vendet e BE-së kanë ngecur në njohjen e saj, Kosova ka nënshkruar një marrëveshje të re me Brukselin-MSA-në, që nënkupton hapin e parë të anëtarësimit eventual në BE. Dhe, kur të përmbushen disa kërkesa teknike, BE-ja ka të ngjarë të liberalizojë vizat për Kosovën gjatë këtij viti. Ky është vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë drejt anëtarësimit të plotë në një Evropë të plotë dhe të lirë, por Kosova tashmë është qartazi duke ecur kësaj rruge.

Në fund, organizata e të drejtave të njeriut ,”Freedom House”, i njohu vitin e kaluar zgjedhjet nacionale të Kosovës në vitin 2014 si të lira, demokratike dhe të drejta. Si rezultat, Kosova ka avancuar në raportin vjetor 2015 të këtij grupi në kategorinë më të lartë: “demokracinë parlamentare”. Unë e di që procesi për zgjedhjen e Qeverisë aktuale të Kosovës ishte i ngatërrueshëm. Demokracia shpesh është. Zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2000 nuk ishin aspak të rregullta dhe të pastra, por ne zgjodhëm një president dhe demokracia jonë jetoi dhe mësoi. Po ashtu, edhe ajo e Kosovës, transmeton Republika.info.

Por, shikuar më gjerë, demokracia nuk duhet të merret si e mirëqenë. Ajo nuk duhet të shkelet në rrugën e saj për një ose një qëllim tjetër politik. Është rruga e qëllimeve të tilla. Është rruga për mbrojtjen e të drejtave të kosovarëve dhe ia siguron Qeverisë së Kosovës që të vazhdojë t’i shërbejë popullit të vet.

Pra, derisa Kosova po hyn në vitin e saj të nëntë, unë inkurajoj të gjithë kosovarët që ta rinovojnë përkushtimin e tyre ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit, dhe të vazhdojnë t’i tregojnë botës se pse Kosova e meriton anëtarësimin e plotë të saj në të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe ato veri-atlantike. Kjo është rruga për përparim dhe e ardhmja e lirisë dhe e prosperitetit në këtë vend të ri. /Republika.info/

 

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...