Endrit Thaçi tha se është ‘single’, Arta i përgjigjet! (Foto)

PUBLIKUAR

Jo në mënyrë direkte sigurisht, por indirekt, bukuroshja kosovare Arta Nitaj që u përfol për një lidhje dashurie me djalin e Presidentit Endrit Thaçin, ka dhënë një përgjigje për këtë të fundit që tha se ishte ‘single’.

Para pothuajse një muaji, Arta publikoi një fotogra në Instastory në krahët e Endritit në festën e ditëlindjes së tij, ndërsa më pas përmes një interviste në emisionin ‘Wazzup’ në Klan Kosova tha se ishte në lidhje duke e pohuar mes rreshtash se bëhej fjalë për Endrit Thaçin.

Por mesa duket dyshja ka ndarë rrugët shumë shpejt.

“Duke shijuar jetën e beqarit”, ishte përshkrimi që Endriti kishte vendosur në një fotogra të publikuar në Instastory para pak ditësh.

Nuk ka vonuar edhe Arta me formën e saj të reagimit, duke dalë mbrëmjeve me shoqe e duke u argëtuar deri në orët e vona të natës, e vetme, pa të në krahë.

Me këto shenja që ata dhanë përmes rrjeteve sociale, duket se dyshja i ka dhënë fund kësaj aventure pak muajshe. /Prive

SHIKO MË SHUMË

Selin Bollati ndan dedikimin e veçantë për Dj Gimbon! (FOTO)

Fituesja e Big Brother Vip, Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit disa momente të...

Era Istrefi bukuri që ‘dridh’ rrjetin, ekspozon linjat shpërthyese

Era Istrefi ka ndarë me ndjekësit e saj paraqitje nga përditshmëria, duke treguar edhe...

Në pritje të ëmbël, Xhuli shfaqet në këtë gjendje rrugëve të Prishtinës

Juliana Nura, e njohur për publikun si “Xhuli”, vazhdon të jetë një nga femrat...