Endrit Balaj, i pari në garën e Inteligjencës në Kosovë

PUBLIKUAR

Endrit Balaj nga fshati Varosh i komunës së Ferizajt doli i pari në garën e Inteligjencës “Eureka 2”, nga 15 nxënës-fitues sa ishin gjithsej .

Në etapën finale e cila u mbajt sot në mëngjes, morën pjesë 260 nxënës të klasave të 9-ta, ku matën inteligjencën e tyre në përmes kësaj gare që është organizuar në gjimnazin “Hasan Nahi” në Prishtinë.

Fituesi i parë fitoj një laptop, ndërsa çmimet e tjera kanë qenë nga më të ndryshmet, deri tek fituesi i 15 i cili fitoj një shumë prej 50 eurove.

Nxënësi Balaj, u shpreh mjaftë i kënaqur për këtë rezultat të tij të arritur në këtë test, që për të ishte mjaft i lehtë.

“Shfrytëzoj rastin t’i përshëndes të gjithë ata që më kanë përkrahur, e në radhë të parë janë familja ime, pastaj shoqëria ime dhe më së shumti arsimtarët dhe drejtori i shkollës sonë”, ka thënë Balaj.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, tha se kjo ngjarje është shumë e rëndësishme për vendin tonë, e cila tregon se të rinjtë kanë kapacitet dhe inteligjencë dhe se janë bartësit e denjë për të ardhmen.

Ndërkaq drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Atmosfera, Talip Aktashi, tha se gjimnazi “Hasan Nahi” do ta ndihmoj Kosovën që të ketë sukses në çdo fushe.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë premtoi se kjo garë tash e tutje do të bëhet traditë e rregullt e shoqërisë kosovare. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...