“Ëndërroj Ligën e Kampionëve, historia thotë se Reali është më i miri”

PUBLIKUAR

Buffon pret ndeshje krejtësisht tjera kundër Real Madridit nga finalja e Cardiffit.

Gianluigi Buffon do të përballet sërish me Real Madridin, 300 ditë pas finales së Cardiffit, ku triumfuan Los Blancos me rezultat 4-1: “E di, e di, e di edhe se jam 40 vjeçar. Shpresoj se gjërat janë më ndryshe tani”, tha Gigi në një intervistë për Marca një ditë para ndeshjes me Realin.

“Real Madridi është më i mirë se Juventusi. Nuk e them unë këtë, e thotë historia, rekordet, numrat, por pavarësisht kësaj, unë ende ëndërroj Ligën e Kampionëve, ëndërr e komplikuar për t’u realizuar”.

“Besoj se mund të garojmë kundër Real Madridit, edhe pse ata kanë treguar gjatë historisë se kjo garë është disi speciale për ta, kanë diçka më shumë, janë më ndryshe”, shtoi Buffon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...