Ende nuk kanë filluar të mbjellat në Lipjan

PUBLIKUAR

Për shkak të reshjeve të shumta, është shtuar lagështia e tokës. Kjo është arsye pse ende nuk kanë filluar të mbjellat në arat e Lipjanit.

Bujqit e kësaj komune thonë se janë në fazën përgatitore. Bedri Krasniqi thotë se përveç 10 hektarëve tokë që i ka pronë të tij, ka marrë me qira edhe 150 hektarë të tjerë për t’i punuar gjatë verës.

Zyrtarë komunalë thonë se janë te përkushtuar që edhe ekonomitë familjare t`i mbështesin me serra.

Mbështetjet me subvencione për këtë vit janë shtuar si për mbjellje ashtu e dhe për krerë të bagëtive – thonë zyrtarë nga drejtoria për bujqësi e Komunës së Lipjanit.

Furnizimi me repromaterial është i bollshëm çmimet nuk po ndryshojnë nga viti i kaluar, grantet janë në dispozicion farmeri ti shfrytëzoj këto në mënyrë që të ngrisë standardin jetsor duke u marrë me kultivimin e kulturave bujqësore.

Bujq dhe zyrtarë komunalë të Lipjanit thonë se investimet, subvencionet dhe grantet në bujqësi janë rasti më i mirë i ngritjes ekonomike të familjes dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...