Ende nuk është gjetur katërvjeçari i humbur në Mramor

PUBLIKUAR

Erion Gashi, i cili ka humbur dje rreth orës 17:00 në fshatin Mramor, akoma nuk është gjetur.

Babai i Erionit, i kontaktuar nga Klan Kosova në orët e hershme të mëngjesit ka thënë se akoma janë duke i vazhduar kërkimet për djalin e tyre, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se këtë mëngjes kërkimet janë duke i vazhduar vetë, pa ndihmën e ndonjë institucioni.

Klan Kosova mbrëmë ka raportuar se kërkimet për katërvjeçarin i kanë vazhduar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Lusim të gjithë që mund të kenë informata rreth lokacionit të Erion Gashit të lajmërohen në numrin 00 377 45 262 087

Katërvjeçari në kohën kur ka humbur kishte të veshur trenerka të kaltra dhe xhemper të së njëjtës ngjyrë.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...