Ende në pritje të vendimit, Valverde mund të sanksionohet për sezonin e ardhshëm

PUBLIKUAR

Një muaj më parë, futbolli spanjoll u trondit pas një incidenti të dyshuar mes Federico Valverdes dhe Alex Baenas, që ndodhi pas fitores së Villarrealit ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Nga mediat spanjolle u raportua se Valverde e ka grushtuar Baenan jashtë stadiumit, kurse më pas është njoftuar edhe policia për të nisur hetimet e këtij rasti, transmeton Gazeta Express.

Rasti po hetohet edhe nga organet e Federata e Futbollit e Spanjës.

Kësisoj, Valverde mund të përballet me sanksione sportive, si dhe veprime ligjore.

Pavarësisht kësaj, ndaj uruguaianit ende nuk është shqiptuar ndonjë dënim i mundshëm, me të cilin mund të përballet për incidentin e supozuar.

Me vetëm pak javë të mbetura deri në fund të sezonit aktual, ai mund të sanksionohet për sezonin e ardhshëm, nëse konfirmohet ndonjë dënim ndaj tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...