Enca vjen me pozat e radhës provokuese nga pushimet në Dubai

PUBLIKUAR

Këngëtarja Enca Haxhia prej ditësh po shijon disa ditë të mira pushimi.

Si destiancion të radhës, këngëtarja nga Shqipëria ka zgjedhur Dubain nga ku ka sjellur vazhdimisht fotografi provokuese.

Edhe së fundmi, Enca postoi disa imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram ku numëron mbi 2.4 milionë fansa.

Foto: Enca/Instagram

Krijuesja e hitit “Dua” pozoi e veshur në bikini të cilat I kombinoi me një këmishë të kuqe, sandale me taka dhe çantë krahu.

Këngëtarja as këtë herë nuk e la anash makijazhin e lehtë në fytyrë për të kompletuar pamjen e saj atraktive.

Foto: Enca/Instagram

“Më shkon e kuqja”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e fotove, ndërkohë që pranoi komente të ndryshme nga ana e fansave të cilat ishin kryesisht pozitive.

Ndërkohë, para se të udhëtonte për në Dubai, Enca gjithashtu qëndroi për pushime në Zanzibar të Afrikës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...