Enca ka befsuar me deklaratën për aziatikët.
Këngëtarja e njohur Enca Haxhia njihet edhe si person pa komplekse, e cila shumë herë përmes rrjeteve sociale flet për tema të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Së fundi, ajo me anë të një postimi ka komplimentuar djemtë aziatikë dhe me një tjetër sqaroi përse po i thotë këto komplimente.
“Djemtë aziatikë janë tërheqës. Mendoj të gjithë djemtë janë tërheqës, vetëm se desha të shpreh pak vlerësim për djemtë aziatikë sot.

Është faji i tik-tokut që na shfaq shumë djem të pop-it korean”, shkruan ajo.
Kujtojmë se “Ndoshta” mbetet kënga e fundit nga Enca Haxhia, të cilën e solli të vizualizuar edhe me klip. /Lajmi.net/



