Empoli është rikthyer në Serie A pas dy viteve qëndrimi në nivelin e dytë të futbollit italian.
Klubi tuskan e siguroi vendin e parë në Serie B pas barazimit 1-1 kundër Novaras të shtunën, pasi Palermo, e cila deri mbrëmë ishte në vendin e dytë, humbi 3-0 ndaj Venezias, raporton Gazeta Express.
Në barazimin kundër Novaras u paraqit edhe mbrojtësi shqiptar, Frederic Veseli.
Empoli është rikthyer në Serie A për ta zhvilluar sezonin e saj të 13-të në ligën elitare italiane pas rënies nga ajo në sezonin 2016/17. /Express/


