Emily Ratajkowski është njëra nga modelet e këtyre kohëve të fundit që nuk heziton të zbulojë gjithçka nga trupi i saj.
por kjo nuk do të thotë që ajo mund të lejojë publikimin e këtyre imazheve eksplicite pa lejen e saj.
25 vjeçja ka shfrytëzuar Twitterin për të goditur rëndë fotografin Jonathan Leder me të cilin në vitin 2012 pati realizuar një nga fotosesionet më provokuese ndonjëherë, transmeton ORAinfo.
Pasi këto imazhe surfuan në internet pas gati 4 vitesh, Emily është xhindosur që ky veprim u bë pa miratimin e saj.
“Rezistova të flas publikisht për fotografitë e fundit që u publikuan në internet në mënyrë që të mos i bëja publicitet emrit të Jonathan Leder. Por mjaft është mjaft. Ky katalog me imazhe të mia është dhunim i të drejtës sime si modele”, ka shkuar modelja
“Këto foto janë përdorur pa lejen time dhe është shembull krejt i kundërt i asaj që unë e besoj me zemër: që femra ta ketë të drejtën të vendosë për vete se kur dhe si dëshiron ta përdorë seksualitetin e saj”, ka vazhduar më tej Emily.
Por përmasat ligjore për këtë çështje mund të qëndrojnë më shumë në favor të fotografit i cili posedon kontratën që i jep të drejtën e autorit mbi fotografitë që i realizon. /ORAinfo/



