Emery: Transferimi i Pepes nuk është kompletuar

PUBLIKUAR

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se transferimi i sulmuesit të Lille, Nicolas Pepes, në Londër, nuk është mbyllur ende, përkundër që në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi të tij duke pozuar me fanellën e Arsenalit.

Arsenali tashmë ka arritur marrëveshje në vlerë prej 80 milionë eurosh me klubin francez, ndërsa gjithçka që mbetet deri në kompletimin e transferimit janë testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës, transmeton Gazeta Express.

24-vjeçari pritet të zyrtarizohet si lojtari i katërt i transferuar te “Topçinjtë” këtë javë, pas sulmuesit Gabriel Martinelli, mesfushorit Dani Ceballos, i cili vjen si huazim për një sezon nga Real Madridi, dhe mesfushorit William Saliba, i cili u transferua nga St Etienne për 27 milionë funte dhe menjëherë u huazua sërish te klubi i Ligue 1.

Pepe pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, me pagë prej 150 mijë funtesh në javë. Trajneri Unai Emery shpreson se ai do të jetë në formë mjaftueshëm të mirë për të luajtur në ndeshjet hapëse të sezonit të ri të Premierligës, që fillon më 11 gusht.

Transferimin e Pepes e konfirmon një video e publikuar në rrjetet sociale, ku futbollisti shihet i veshur me fanellën e Arsenalit.

GoonerViews@GoonerViews

PEPE IS A GUNNER

Embedded video

755 people are talking about this

Çmimi prej 80 milionë eurosh mund ta bëjë Pepen lojtarin më të shtrenjtë në histori të Arsenalit, mirëpo Emery ka insistuar se marrëveshja për transferimin e tij nuk është kompletuar ende.

“Ai luajti këtu në Angers për disa vite, pastaj në Lille. Ai është zhvilluar si lojtar. Ne po flasim për shumë futbollistë, duam t’i zgjedhim lojtarë që mund të na ndihmojnë me të vërtetë”, ka thënë Emery.

“Duam lojtarë që mund të bëjnë paraqitje të mëdha dhe ta përmirësojnë skuadrën tonë. Kemi opsione të ndryshme. Kjo marrëveshje [për transferimin e Pepes] nuk është mbyllur ende, por ai është lojtari të cilin po e ndjekim”.

“Topçinjtë” do ta mbyllin turneun parasezonal me ndeshjen kundër Barcelonës në Camp Nou, të dielën. Arsenali do të udhëtojë për në Spanjë vetëm disa orë para ndeshjes dhe ende nuk dihet nëse Emery do të vendosë t’ia dhurojë disa minuta lojë Pepes. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...