Emery: Sevilla pati kohë ta mposhtte Barcën, por…

PUBLIKUAR

Trajneri i Sevillas, Unai Emery, e ka fajësuar “mungesën e freskisë” te lojtarët e tij për humbjen në finalen e Kupës së Mbretit nga Barcelona.

Andaluzianët e fituan trofeun e Europa League gjatë javës që lamë pas duke mposhtur Liverpoolin me rezultat 3-1, mirëpo nuk ia dolën ta përsërisnin atë lojë në ndeshjen ndaj katalunasve, të cilët një kohë të gjatë luajtën me një lojtarë më pak.

“Skuadra luajti shumë mirë. Me njëmbëdhjetë lojtarë, ne donim ta mbanim topin. Superioriteti numerik që kishim na lejonte këtë komoditet”.

“Patëm dy raste të mira, por na mungoi freskia. Patëm kohë që t’i mposhtnim”.

“Ua urojmë fitoren, por i uroj edhe lojtarët e mi dhe gjithë Sevillan. Jam krenar për punën që kemi bërë në kupë”, është shprehur Emery. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...