Emery: S’dua të jem zëdhënësi i Neymarit, por ai do të qëndrojë në PSG

PUBLIKUAR

Unai Emery beson se ylli i Paris Saint-Germainit Neymar do të mbetet pjesë e kampionit të Ligë 1 edhe sezonin e ardhshëm.

Neymar, 26-vjeçar, është lidhur me një kalim te Real Madridi dhe Manchester United, edhe pse ka kontratë me PSG-në deri më 2022, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, presidenti i gjigantit francez Nasser Al-Khelaifi tha të shtunën se është 2000 për qind i sigurt se braziliani do të qëndrojë.

Emery, i cili largohet nga klubi pas dy viteve, ndien se Neymar do të qëndrojë në PSG.

“Neymar nuk po flet shumë. Ai na tha se është i lodhur nga gënjeshtrat që po thuhen. Nuk do të bëhem zëdhënës i Neymarit, por mendoj se ai do të qëndrojë në PSG edhe sezonin e ardhshëm. Kjo do të ishte gjëja e duhur për të dhe klubin”, ka thënë Emery. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...