Emery: Nuk kemi probleme me Ozil

PUBLIKUAR

Raportet se ka probleme në mes të trajnerit të Arsenalit dhe plejmejkerit, janë mohuar nga Emery që thotë se ka raporte të mira me lojtarin

Trajneri i Arsenali Unai Emery ka thënë se ai është i lumtur me Mesut Ozilin dhe se raportet se marrëdhëniet e tij me lojtarin janë të këqija, janë totalisht të pasakta.

“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira”, tha spanjolli.

“Këtu, në konferencë për media nuk kam dëshirë te flas për gjëra të kota çfarë flasin njerëzit për ne. Kam marrëdhënie të mira me Mesuti dhe profesionalisht mundohem ta shty përpara për ta dhënë më të mirën e tij në çdo paraqitje”.

“Po ashtu, kam lexuar këtë javë në media se ju kam thënë stafit që mos ta ujitin fushën, për ndeshjen me City, që po ashtu është lajm i  pavërtetë”, ka thënë Emery. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...