Unai Emery mund të emërohet trajner i Arsenalit në momente të fundit, edhe pse për momentin Mikel Arteta është favorit
Unai Emery mund të jetë kandidati që në momentet e fundit do të emërohet trajner i Arsenalit.
Mikel Arteta, që për momentin është asistent i parë i trajnerit të Cityt Pep Guardiola, vazhdon të jetë favort për të zënë vendin e të larguarit Ëenger.
Por, gatishmëriar e spanjollit Emery, 46 vjeç, që sapo e la PSG’në e cila mori titullin e Ligue 1, e ka vënë në alarm Arsenalin.
Emery ka pasur një CV impresive edhe gjatë kohës sa ka punuar në Spanjë.
Ai kishte arritur që ta mbante Sevillan në pjesën e epërme të tabelës edhe pse klubi ka burime të vogla financiare dhe këtë e ka bërë edhe kundër Real Madridit dhe Barcelonës.


Ai në kryeqytetin e Andaluzisë ka dërguar tre trofe të Europa League, përfshirë këtu edhe një fitore kundër Liverpool në vitin 2016. Derisa ishte në Francë ai fitojë dy herë kupën e ligës dhe njëherë trofeun e Ligës.
Si zgjidhje e tretë mbetet Patrick Vierira e po ashtu mbetet në biseda me Arsenali, e njëjtë edhe Thierry Henry.
Mirëpo karriera e Emery ka bërë që ai të jetë më favorit se ish tre lojtarët e Arsenalit, përjashto Artetan që ka një përparësi të madhe.
Menaxheri i ri në Emirates duhet të punojë më nje buxhet të vogël shumë më të vogël se atë që Emery menaxhojë në PSG. /GazetaExpress/


