Emery: Kemi nevojë për Ozilin

PUBLIKUAR

Vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e Mesut Ozilit, mirëpo Unai Emery ka thënë se skuadra e tij ka nevojë për mesfushorin gjerman.

Ozil nuk po arrin ta gjej vetën në javët e fundit në formacionin e trajnerit spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Ozil nuk u ftua fare në ndeshjen e së mërkurës ndaj Tottenhamit në kuadër të Carabao Cup, ku Emery tha se ishte një vendim taktik.

“Dua çdo lojtar me mentalitet të mirë që të na ndihmojë. Ai mund të na dhurojë kualitetet dhe karakteristikat e tij. Ne kemi nevojë për Ozilin”, ka thënë Emery.

“I kam treguar atij se kemi nevojë për të”.

“Nesër ai do të jetë në listën e 18 lojtarëve”.

Arsenali nesër luan në shtëpi ndaj Burnleyt në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë duke filluar prej orës 13:30. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...