Emery i pasigurt për të ardhmen e Cech

PUBLIKUAR

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, nuk e di nëse portieri veteran, Petr Cech, do të mbetet në “Emirates” për stinorin e ardhshëm.

Cech do të jetë pa kontratë në fund të këtij stinori, dhe 36-vjeçari e ka të paqartë të ardhmen e tij me topçinjtë, transmeton Gazeta Express.

“Nuk e di”, kështu u përgjigj Emery në pyetjen për të ardhmen e portieri çek.

“Do të bisedojmë me klubin dhe lojtarin, mirëpo për momentin nga ai kërkojë fokusim në stërvitje dhe në ndeshje”, ka thënë trajneri spanjoll.

“Ne do të vendosim se çfarë është mirë për klubin dhe portierin”.

Cech pritet të startojë sot në ndeshjen ndaj Blackpool në kuadër të FA Cup. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...