Emery e zbulon dëshirën e Mbappes për të luajtur në Real Madrid

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Ish-trajneri i Paris Saint-Germainit, Unai Emery, ka bërë të ditur se Kylian Mbappe kishte dashur t’i bashkohej Real Madridin, mirëpo pretendon se ai e kishte bindur vetë për të mos u larguar nga gjiganti francez.

Kylian Mbappe ka qenë i përfolur për një transferim të mundshëm në gjigantin e La Ligës, Real Madrid. Këto spekulime u nxitën edhe më shumë me deklaratat e vetë francezit, i cili sugjeroi se ka ardhur koha për një projekt të ri në karrierën e tij, transmeton Gazeta Express.

Kampioni i Ligue 1, PSG-ja i mohoi komentet e Mbappes, duke insistuar se fituesi 20-vjeçar i Kupës së Botës do të mbetet në Paris edhe për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, Emery, i cili e ka stërvitur yllin francez për një sezon në Lligue 1, e ka zbuluar dëshirën që Mbappe e kishte pasur për t’u transferuar në Real Madrid gjatë kohës sa Emery ishte trajner i PSG-së, deri në fund të sezonit 2017/18.

“Në një pikë, të gjithë e shtynim atë në PSG. Unë madje fola edhe me të, edhe me babanë e tij, për ta bindur të qëndrojë”, ka thënë tani trajneri i Arsenalit, Emery, për Cadena SER.

“Ai dëshironte ta zgjidhte Real Madridin. E kishte edhe një mundësi në Barcelonë, por ai e zgjidhte Real Madridin edhe me sytë e mbyllur”.

“Pothuajse të gjithë punuam që ta bindim atë për projektin në Francë dhe e ai në fund vendosi të qëndrojë. Ne u detyruam të vendosim para në tavolinë dhe e bëmë pikërisht këtë gjë”.

Mbappe u transferua në PSG në formë huazimi nga Monaco. Ky huazim u në transferim permanent për 180 milionë euro, në gusht të vitit 2017. Që nga atëherë, Mbappe i ka shënuar gjithsej 59 gola, 32 prej të cilave i ka shënuar këtë sezon në Ligue 1. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...