Emery e dëshpëron Real Madridin: Neymar do të qëndrojë në PSG

PUBLIKUAR

Trajneri spanjoll i Paris Saint-Germain, Unai Emery, ka thënë sot në një konferencë për media se ylli brazilian i PSG-së Neymar është i lumtur në skuadrën e tij.

Emery nuk ka dyshime për të ardhmen e brazilianit pas spekulimeve nëpër media ditëve të fundit se ai nuk është i lumtur në Paris dhe se do të kalojë te Real Madridi vitin e ardhshëm, transmeton Express.

Trajneri i PSG-së u pyet për mundësinë e kalimit të Neymar në Real Madrid pasi lojtarë si Sergio Ramos dhe Dani Ceballos ia kanë hapur derën atij në Madrid, Emery ka hedhur poshtë çdo mundësi.

“Të gjithë jemi të pajtimit dhe klubi dhe presidenti janë të lumtur me të dhe ai do të qëndrojë”, ka thënë Emery.

Neymar kaloi nga Barcelona në PSG verën e kaluar për një shumë rekord prej 222 milionë euro. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...