Emery buzë shkarkimit, Arsenali takohet me Mourinhon

PUBLIKUAR

Unai Emery mund t’i ketë të numëruara ditët në Arsenal, pasi drejtuesit e klubit janë takuar me trajnerin portugez, Jose Mourinho, sipas gazetës britanike “The Times”.

Mourinho është takuar me drejtorin sportiv të Arsenalit, Raul Sanhelli, për të biseduar për mundësinë që portugezi ta marrë drejtimin e klubit londinez, transmeton Gazeta Express.

Sipas “The Times”, Mourinho dhe Sanhelli u takuan ditë më parë në një restorant ku darkuan dhe biseduan gjatë.

Arsenali nuk është plotësisht i bindur nga metoda dhe stili i lojës së Emery, prandaj po mendon seriozisht ta shkarkojë atë nga posti i trajnerit.

Trajnerit spanjoll madje i është dhënë ultimatum. Gazeta britanike shkruan se ai do t’i ketë edhe dy ndeshje në dispozicion për ta ndryshuar situatën në Arsenal.

Nëse edhe pas tyre nuk e bind bordin, atëherë ai do të shkarkohet. Me Mourinhon në radhë për ta zëvendësuar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...