Dega e PDK-së në Skenderaj në vazhdën e takimeve mobilizuese organizative sot ka mbajtur dy takime.
“Në takim e Kryesisë janë diskutuar edhe çështjet organizative, ku është ngritur nevoja e fuqizimi i rolit të Kryesisë së degës, duke pasur parasysh mungesën e gjatë të Kryetarit të degës Sami Lushtaku, me propozimin për emërimin e dy nënkryetarëve të rinj të degës. Në këtë aspekt Kryesia e degës ka marrë vendim që të emërohen edhe dy nënkryetarë të rinj; Rafet Rama dhe Bekim Haxhiu, të dy anëtarë të Kryesisë dhe deputetë të Parlamentit të Kosovës“, thuhet në njoftimin e PDK-së dega në Skenderaj dërguar mediave.
Me këtë vendim dega e PDK-së në Skenderaj do t’i ketë tre nënkryetarë: Bekim Haxhiu, Abdyl Ymeri, Rafet Rama.


