Emërime dhe shpronësime, tri vendimet që Qeveria i mori në mbledhjen e sotme elektronike

PUBLIKUAR

Qeveria e ka mbajtur sot një mbledhje online, në të cilën janë marrë tri vendime.

Siç njoftoi Zyra e Kryeministrit, vendimi i parë ka të bëjë me emërimin e Arton Ahmetit në pozitën e kryesuesit të bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe emërimin e Skender Hazirit në pozitën e anëtarit në kët bort.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën ka: Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 02/58 të datës 2 shkurt 2022, për emërimin e bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” si në vijim: 1.1. Arton Ahmeti, Kryesues; 1.3. Skender Haziri, anëtar. Pikat e tjera të Vendimit Nr.02/58 mbesin të pandryshuara”, u tha në njoftim

Qeveria gjithashtu ka miratuar “vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115  Prizren Prevallë”.

Miratimin e anëtarëve të Ekzekutivit e ka marrë edhe vendimi “për shpronësim të pronave të paluajtshme të​ cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115  Doganaj-Shtërpcë’’ Zonat Kadastrale: Viqë dhe Drekoc,  Komuna Shtërpcë”.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...