Është një ndër këngëtaret më të pëlqyera për publikun shqiptar, si për muzikën që bën por edhe për stilin e veshjes, shkruan Sovrani.info
Bëhet fjalë për Elvana Gjatën!
Së fundmi atë po e shohim sa në një shtet tek tjetri, por shumë pak në Kosovë e Shqipëri.
Ajo ka publikuar foto nga Florence të Italisë, e ajo çfarë bie në sy janë rrobat që ajo ka veshur. Xhaketë e pantallona ngjyrë gri shumë të veçanta.
Kujtojmë se Elvana po tenton të futet në tregun ndërkombëtar ku dhe para pak muajsh lansoi projektin e ri me titull ‘Forever is over’, i cili u punua nga Poo Bear, që kujdeset dhe për këngëtarë me famë botërore si Justin Bieber./Sovrani.info


