Elon Muskut i dështon premtimi: Lojtarët me ngjyrë abuzohen në baza racore në Twitter

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Pronari i ri i Twitter ishte zotuar se nuk do të shihet më urrejtje racore në këtë platformë të rrjeteve sociale

Pavarësisht që Elon Musk siguroi që Twitter do të ishte pa gjuhë të urrejtjes, një raport tregon që cicërima raciste kundër futbollistëve në Botëror janë lejuar dhe platforma nuk ka bërë asgjë për t’i shlyere ato apo sanksionuar llogaritë që kanë postuar të tilla, edhe pse ato janë raportuar që pothuajse një javë më parë.

Para fillimit të Botërorit kontrovers, Katari 2022 të FIFA-së, Elon Musk bëri një cicërim që politikat e reja në Twitter për lirinë e fjalës por kjo liri nuk do të këtë “reach” nëse ka cicërima negative apo e urrejtjes do të ‘postohet dhe demonetizohet, duke thënë se nuk do të lejohet të behën para në Twitter në këtë mënyrë.

Raporti tregon që cicërimat që abuzojnë në mënyrë racore ndaj futbollistëve nuk janë fshirë

“Qendra Kundër Gjuhës së Urrejtjes Digjitale”, është një organizatë joqeveritare britanik që ka bërë një studim ku ka zbuluar 100 cicërima ku është abuzuar në baza racore direkt me futbollistët e Botërorit para Botërorit, e të cilat nuk janë shlyer nga platforma nga moderatorët e përmbajtjes së Twitter.

Ndër cicërimat fyese që shihet më së shumti është fjala N, si dhe emotikonët me majmun dhe banane, me njerëz që ju kanë thënë atyre që të kthehen në vendet e tyre kurse të tjerët kanë përdorur fjalë “angleze” për t’i fyer ata.

Disa nga lojtarët me ngjyrë që janë më të prekur e që janë zbuluar në këto postime janë: Bukayo Saka, Marcus Rashford, Gabriel Jesus, Jadon Sancho, Richarlison, Mohamed Salah dhe të tjerë.

Twitteri është në kaos pasi që Elon Muskmori pronësinë e platformës

Twitter është duke kaluar në kohëra të vështira sidomos në rritjen masive të trafikut që ka të bëjë me Botërorin e organizuar nga FIFA në Katar, aq më pak që rreth 5000 punëtorë janë larguar nga puna në tri javët e fundit prej që Musk mori në pronësi platformën e rrjeteve sociale.

Imran Ahmet, CEO në Qendrën Kundër Gjuhës së Urrejtjes tha se hulumtimi i tyre tregon që Twitteri i Elon Musk nuk i përshtatët më qëllimeve të tij.

“Racistët kërkojnë të dërgojnë mesazhe që edhe nëse heronjtë tonë kombëtare mund të shënjestrohën pa i ndëshkuar, atëherë as ne nuk jemi të sigurt”, tha Ahmed për VICE. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...