Elezi: Numërimi i votave të diasporës nis në 18:00, do të bëhet para mediave

PUBLIKUAR

Sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është diskutuar edhe për votat e ardhura nga diaspora. Përfaqësuesi i PDK-së në këtë institucion ka ngritur dyshime rreth këtyre votave duke thënë se janë plotësuar nga vetëm një person. Ndërkohë të gjitha partitë unanimisht kanë kërkuar verifikimin e tyre shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se numërimi i votave të diasporës do të filloj sot në orën 18:00, derisa ka bërë të ditur se numërimi do të bëhet në prezencë të mediave për shkak të dyshimeve të ngritura.

“Ju njoftoj se në orën 18:00 do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë. Ftojmë mediat për të përcjellur këtë aktivitet të KQZ-së”, ka thënë Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së sot kishte dhënë detaje rreth numrit të votave nga diaspora.

“Gjatë ditës së martë, 16 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve të cilat janë dërguar nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit, 29 tetor – 12 nëntor. Tashmë shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës. Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako. Këto fletëvotime u takojnë komunave 19 komunave të ndryshme”, ka treguar Elezi.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...