Elezi: KQZ është gati për nesër

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se tashmë gjithçka është gati për procesin e nesërm zgjedhor.

“KQZ është gati në aspektin organizativ të procesit zgjedhor dhe ka mbetur nesër në mëngjes të bëhet shpërndarja e fletëvotimeve”, është shprehur Elezi.

Ndërsa, sa i përket numrit të fletëvotimeve të pavlefshme, Elezi tha se përqindja e fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet e fundit lokale në vend është për një përqind më i vogël krahasuar me ato lokale të vitit 2017.

“Në çdo proces zgjedhor ka një numër të caktuar të fletëvotimeve të pavlefshme, por nëse flasim më përqindje ky numër është më i vogël krahasuar me zgjedhjet lokale të kaluara për diku 1 përqind dhe kjo duhet të na shërbej në edukimin e qytetarëve”, ka thënë Elezi.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...