El Clasico vazhdon, Barcelona dhe Reali në garë për dy yje (Foto)

PUBLIKUAR

Përveç garës për titull në La Liga, Barcelona dhe Real Madrid do të jenë konkurrentë edhe në fatin kalimtar të verës

Sipas Don Balon, Real Madrid dhe Barcelona kanë shfaqur interesim për qendër mbrojtësin e Ajaxit, Davinson Sanchez.

Thuhet se Los Blancos ritet të ketë avantazh në garë për transferimin e reprezentuesit kolumbian për shkak të marrëdhënieve të mira me klubin holandez.

Madje, Don Balon shkruan se presidenti i Los Blancos, Florentino Perez nuk do të lejojë që Sanchez t’i bashkohet rivalit të përbetuar, Barcelonës.

Po ashtu, Barcelona dhe Real Madridi janë në garë edhe për yllin e Monacos, Bernardo Silvan, shkruan Diario Gol, përcjell Express.

Edhe këtu Reali shihet favorit për ta transferuar këtë lojtar pasi menaxhohet nga menaxheri i famshëm,  Jorge Mendez, i cili ka raportet të shkëlqyeshme me Realin.  /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...