‘El Clasico’ lë pasoja te Barca, vjen humbja e radhës (Video)

PUBLIKUAR

Barcelona ka pësuar humbjen e dytë radhazi në La Liga duke u mposhtur nga Real Sociedadi me rezultat 1-0 në Estadio Municipal de Anoeta.

bar

Një fillim ëndrrash për ekipin vendas që arriti te goli i epërsisë që në minutën e pestë. Pas harkimit të mirë nga Prieto, Mikel Oiarzabal shënoi me kokë.

Katalunasit ishin mjaft të frustruar në vazhdim të lojës dhe nuk ia dolën ta thyenin skuadrën vendase, ashtu që shkuan në pushim me disavantazh.

raste

Dominimi i Blaugranëve në posedim vazhdoi edhe në pjesën e dytë, mirëpo ata nuk po arrinin ta dërgonin topin atje ku duhej.

Rastet nuk munguan për vizitorët, por mungoi konkretizimi dhe skuadra nikoqire doli triumfuese në këtë përballje për të arkëtuar tri pikë të arta.

leo1

Në këtë mënyrë, është rihapur gara për titullin e La Ligas, pasi Atletico Madridi është afruar në tri pikë, kurse Real Madridi është vetëm katër pikë prapa liderit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...