Ekstremistët islamistë i japin edhe një goditje Kosovës

PUBLIKUAR

Dy vëllezërit nga Kosova, kanë zënë ballinat e medieve kryesore botërore për sulmin e planifikuar në qendrën Oberhausen “Centro” në Gjermani. Ky rast është i dyti me radhë pas atij të Arid Ukajt, i cili më (2) dy mars të vitit 2011-të kishte kryer sulm terrorist në aeroportin e Frankfurtit, me ç’rast i kishte vrarë dy ushtarë amerikanë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Dy vëllezër nga Kosova, njëri 31 dhe tjetri 28 vjeç, janë arrestuar mëngjesin e së premtes nga autoritetet gjermane të dyshuar se po planifikonin të kryenin një sulm terrorist në një nga qendrat më të mëdha tregtare të Gjermanisë. Ndërsa, prangosja e dy kosovarëve, identiteti i të cilëve akoma nuk është bërë i ditur, i ka mbuluar ballinat e medieve më prestigjioze botërore.

Gazeta amerikane “The New York Times” gjatë ditës së premte ka raportuar për arrestimin e dy shqiptarëve në Berlin, të cilët po planifikonin të kryejnë akt terrorist në qendrën Oberhausen “Centro”, qendër kjo e cila gjendet pranë kufirit me Holandën. Ky rast është i dyti me radhë pas atij të Arid Ukajt, i cili më (2) dy mars të vitit 2011-të, kishte kryer sulm terrorist në aeroportin e Frankfurtit, me ç’rast i kishte vrarë dy ushtarë amerikanë…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri, ose në versionin online me parapagim online.zeri.info…)

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...