Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 28.01.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar F. V., nga Italia për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi që ai kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe se ai i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre italiane.

I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë, për procedurat tjera ligjore.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si edhe aktivitete të tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

 

SHIKO MË SHUMË

Postoi video me armë zjarri, arrestohet një person

Gjatë ditës së sotme njësia e hetimeve e stacionit policor në Ferizaj ka pranuar...

Skenderaj me protestë kundërshton dënimin e krerëve të UÇK-së

Një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Skenderajt kanë protestuar sot kundër...

“UÇK, UÇK”, “Duam liri, duam drejtësi”, studentët marshojnë në sheshin e Prishtinës

Me thirrjet “UÇK, UÇK”, “Jo në emrin tonë”, “Duam liri” dhe “Duam drejtësi”, studentë kanë...