Ekspozon armën në rrjetet sociale, i sekuestrohet pistoleta me katër fishekë

PUBLIKUAR

Një burri iu është sekuestruar një pistoletë me katër fishekë, të cilën dyshohet se e kishte ekspozuar në rrjetet sociale.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar i armës”, përcjell Klankosova.tv.

“Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, me datën 19 shkurt 2024, mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar i cili në rrjete sociale kishte postuar një video- incizim ku shihej një armë zjarri. Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar ama e llojit pistoletë me katër fishek.  Ndërsa, pas intervistimit i dyshuari A. S., 20 vjeçar, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar i armës’.”, njofton policia.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata ua heq arrestin shtëpiak dy mjekëve të dyshuar për ryshfet

Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka ndërprerë masën e arrestit shtëpiak dy mjekëve me...

Ulja e dënimit ndaj Edmond Lajçit, flet vëllai i Gjyljeta Ukellës: Drejtësia ishte kundër motrës sonë, na vranë për së gjalli

Ditën e sotme, Gjykata Supreme ka ndryshuar vendimin ndaj Edmond Lajçit, të dënuarit për...

Ndahet nga jeta zyrtari policor Shefkat Llutfiu

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor...