Ekspozoi kallashin, Policia arreston 38-vjeçarin në Suharekë

PUBLIKUAR

Policia e ka arrestuar sot një 38-vjeçar me inicialet R.K, në fshatin Vraniq të Suharekës, pasi i njëjti e ka ekspozuar armën. Hetuesit policorë, pas ekzaminimit të telefonit të dyshuarit, kanë gjetur videon ku ai shihet duke e ekspozuar një AK-47, shkruan Express.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se në cilësinë e provave, kanë sekuestruar: një AK-47 dhe një karikator me 13 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Ai është intervistuar nga zyrtarët policorë, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar për krime të rënda.

Ndaj 38-vjeçarit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës” dhe “Përdorim i armës”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...