Eksperti i huaj: Kosova iu bashkua Kinës e Bangladeshit kur ndaloi prodhimin e kriptovalutave

PUBLIKUAR

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave ka bërë bujë në të gjithë botën dhe ka zënë faqet e mediave më të mëdha botërore si lajm, shkruan Gazeta Express.

Lidhur me një vendim të tillë ka reaguar, Graham Cluley, një ekspert i sigurisë kibernetike. Ai ka thënë se me një vendim të tillë, Kosova i është bashkuar Kinës, Algjerisë, Bangladeshit e shumë vendeve të tjera që kanë ndaluar procesin e emëruar si “mining”.

“Kosova i bashkohet Kinës, Algjerisë, Bangladeshit, Egjiptit, Irakut, Marokut, Katarit, Tunizisë, etj duke ndaluar prodhimin e kriptovalutave”, ka shkruar ai.

Cluley tutje ka ironizuar duke thënë se sa kohë do të duhet që këto shtete të ndalojnë edhe antivirusët “Norton 360” dhe “Avira”.

“Sa gjatë do të shkojë deri kur këto vende të ndalojnë gjithashtu edhe Norton 360 dhe Avira”, ka përfunduar Cluley, i cili ka një numër shumë të madh ndjekësish në “twitter”./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Prokuroria kërkon paraburgim për vajzën që dyshohet se e vrau 32-vjeçarin në Ferizaj, babai i saj lirohet

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...