Ekspertët rusë: Rusia nuk do ta njoh Kosovën

PUBLIKUAR

Rusia nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës, nuk ka tregtuar dhe kurrë nuk do të tregtojë me tërësinë territoriale të Serbisë, thonë ekspertët rusë.

Kësisoj, ata kanë komentuar deklaratat e analistëve perëndimorë se “Rusia mund ta njohë Kosovën në mënyrë që të merret vesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton “Sputnik”, përcjellë Klan Kosova.

Ekspertët rusë thonë se deklarata të tilla duken si një përpjekje e ekspertëve perëndimorë për të futur “pyka” në mes të Rusisë dhe Serbisë.

“Kjo duket si një përpjekje për të mbjellë përçarje, sepse skenari që Moska ta njohë Kosovën nuk është i mundur, sidomos derisa Putin është në pushtet. Edhe në qoftë se Shtetet e Bashkuara do të vënë përpara një propozim të tillë, Rusia do ta refuzojë dhe nuk do të kishte hyrë në këtë lloj të tregtisë, për shkak se ne nuk kemi nevojë për ndihmë nga Washingtoni që Krimeja të jetë ‘ruse’”, ka deklaruar Igor Psheniçikov, këshilltar i drejtorit të Institutit rus për Kërkime Strategjike.

“Duke njohur Kosovën ne do të tradhtonim aleatin tonë kryesor në Ballkan, dhe po ashtu do të ishte sinjal për të gjithë ata që kanë diskonim separatist në Serbi”, shtoi ai, transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...