Ekspertët për viza po analizojnë të gjeturat: Për liberalizimin, asgjë e re (Video)

PUBLIKUAR

Ekspertët e Bashkimit Evropian e kanë përfunduar misionin e tyre sa i përket vlerësimit për përmbushjen e kritereve për viza.

Ata tani po i analizojnë të gjeturat e tyre, të cilat më pas do t’ia prezantojnë Komisionit Evropian, thonë në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Por, në BE nuk japin një datë të saktë e as një afat se kur do të mund të bëhej publik raporti i grupit të këtyre ekspertëve, për t’u ditur nëse Kosova i ka plotësuar tetë kushtet e vëna nga Brukseli në dhjetor të vitit të shkuar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Grupi i ekspertëve ka qëndruar në Kosovë më 17 dhe 18 të këtij muaji dhe ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të shtetit, si dhe ka vizituar një numër të madh të institucioneve.

Por, e gjithë kjo punë u zhvillua larg medieve. Pas publikimit të këtij raporti Kosovën pritet që ta vizitojë Komisionari i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Migrim, Dimitris Avramopoulos. /Gazeta Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Zemaj: Për VV-në mund të jetë i pranueshëm një president politik që vjen nga PDK-ja, por jo nga LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas seancës së...

Gazmend Hoxha udhëhoqi policinë në dy net të vështira, gjithçka përfundoi me qetësi dhe shtrëngim duarsh

Dy netët e fundit të protestave në Prishtinë u karakterizuan me tensione, përplasje të...

Hoti: 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka bërë të...