Ekspertët: Kriza politike uli investimet (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Kriza politike dhe ajo me refugjatët kanë ulur nivelin e investimeve të huaja. Disa ekonomistë tregojnë se zhvillimet në skenën e brendshme politike, ndikojnë në besimin e biznesmenëve të huaj në institucionet vendore.
“Kriza politike dhe pasiguria krijojnë probleme në aspektin e efikasitetit dhe besueshmërisë së institucioneve ekonomike, por edhe më gjerë në gjyqësor dhe gjithë ajo çfarë bie nën sundimin e ligjit, zbatimin e kontratave të biznesit, të stabilitetit të rregullativave ligjore. E gjithë ajo ndoshta kontribuon që investitorët e huaj tani të mendojnë më shumë, nëse do të investojnë në Maqedoni”, tha Vladimir Filipovski, profesor universitar .

Sipas të dhënave të fundit nga Banka Popullore, në janar të këtij viti në Maqedoni kanë hyrë 1.98 milionë euro investime të huaja, që është për 30 milionë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

INVESTIME TË HUAJA DIREKTE
JANAR 2016- 1.98 MILION EURO
JANAR 2015- 32,84 MILION EURO
Vitin e kaluar në krahasim me vitin 2014, bilanci i investimeve të huaja ishte më i ulët se 48 milionë euro.

INVESTIME TË HUAJA DIREKTE
2015 157 MILION EURO
2014 205 MILION EURO
Rënie ka në pjesëmarrjen e investimeve të huaja në Prodhimin Bruto Vendor, që vitin e kaluar arriti në vetëm 1.9 për qind.

PJESËMARRJE E IHD-VE NË PBV
2015 1.9%
2014 2.3%
2013 2.8%
“Në vitin 2014 në krahasim me vitin 2013 investimet e huaja kanë rënë për 19 për qind. Ndërsa në vitin 2015, në krahasim me vitin 2014, ka rënie për 23% të tjera që tregon se kemi një trend të uljes së dinamikës së derdhjes së investimeve të huaja. Nëse e krahasoni derdhjen e investimeve të huaja në PBV, atëherë e marrim proporcionin, madhësinë e derdhjes në krahasim me aktivitetin ekonomik. Kuptohet nëse bie volumi i investimeve të huaja, atëherë është e logjikshme të pritet të bjerë edhe si proporcion nga PBV-ja”, deklaroi Filipovski, për Alsat-M.
Një nga pikat kryesore të modelit të Qeverisë për tërheqjen e investimeve të huaja është krijimi i vendeve të reja të punës dhe rritje ekonomike. Por, edhe pas tetë vitesh, mbeti sekret institucional ajo se cila kompani sa ka marrë ndihmë shtetërore. Disa ekonomistë thonë se pavarësisht stimujve të ofruar për biznesmenët e huaj, në aspekt rajonal Maqedonia ngec në pjesëmarrjen e investimeve të huaja direkte, në prodhimin e brendshëm bruto, i cili në disa vende arrin deri në 10 për qind./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...