Ekspertët e arsimit: Jo debate politike në shkolla

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Në institucionet arsimore, kryesisht nëpër shkollat e mesme nuk duhet lejuar asnjë parti politike që të organizojë debate politike.

Kështu vlerësuan për Telegrafin, njohës të fushës së arsimit.

Analisti, Dukagjin Pupovci tha se nëpër fakultete është plotësisht legjitime organizimi i debateve nga partitë politike se janë të moshës madhore, ndërsa në shkolla të mesme nuk është zgjidhje e mirë.

“Nuk më duket e përshtatshme debati politik nëpër shkolla të mesme. Debati mund të zhvillohet me nxënës, por vetëm jashtë  institucionit arsimor”, tha Pupovci për Telegrafin.

Të njëjtin mendim e ndau edhe analisti Halim Hyseni, duke thënë se arsimi duhet të jetë tërësisht i depolitizuar.

“Nuk duhet të mbahen debate nga ana e partive politike në këtë rast nga partia VV, sepse institucionet arsimore nuk janë për debate të partive politike. Nuk duhet të bartet politika në institucionet arsimore”, vlerësoi Hyseni.

Gjithashtu, analisti Pupovci theksoi se debate të tilla mund të shkaktojnë dilema dhe tensione tek nxënësit.

“Aty ka orientime të ndryshme politike, dhe thjeshtë mendoj që nuk është e nevojshme që ato debate të bëhen nëpër shkolla”, tha ai.

Ndryshe, në lidhje me informatën që ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me organizimin e debateve nëpër shkolla të mesme, ka reaguar edhe Masht-i.

“Shkollat janë institucione të dijes dhe të edukimit të rinjve tanë dhe askush nuk ka të drejtë ligjore keqpërdorimin e nxënësve në ambientin shkollor. Përfshirja dhe shfrytëzimi i nxënësve të moshës jomadhore në debate partiake e politike është shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe paraqet shkelje të parimeve të Ligjit për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës dhe të konventave ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë fton subjektin politik “Lëvizja Vetëvendosje” që të reflektojë në interes të nxënësve dhe të heq dorë nga përfshirja e tyre në aktivitete partiake dhe politike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...