EKSKLUZIVE: ​Prishet koalicioni LDK-AAK në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari i AAK-së në Lipjan, Fitim Selimi ka thënë se ka marrë përgjigjje refuzuese nga Kryetari Komunës Imri Ahmeti për shkarkimin e dy drejtorëve të cilën sipas Selimit i përkisnin AAK-së sipas marrëveshjes të vitit 2013.

“Kam marr përgjigjje refuzuese! Me këtë përgjigjje cenohet substancialisht marrëveshja e viti 2013 për bashkëqeverisje, andaj ketë rrethanë të prishjes të njëanshme të marrëveshjes është bërë edhe praktikisht e pa mundur marrëveshja qeverisëse edhe bashkëpunimi” tha Selimi për LipjaniNews.

I pyetur në qoftë se është prish marrëveshja të cilin kishin për bashkëqeverisje Selimi tha se është shpërfillë substancialisht marrëveshja mbi bazën e së cilës kanë qeverisur.

“Është shpërfillur marrëveshja mbi bazën e së cilës kemi qeverisë bashkarisht andaj nuk mundëson vazhdimin përkundër gatishmërisë sonë” tha Fitim Selimi.

“Nuk është  e mundur një gjë e tillë, andaj ndërpritet bashkëpveprimi”, tha ndër të tjerash Selimi për LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...