Ekskluzive: Të enjten rrëzohet demarkacioni, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

PUBLIKUAR

Burime të gazetës online Sovrani.info bëjnë të ditur se demarkacioni do të procedohet në Kuvendin e Kosovës të enjten e ardhshme. Koalicioni PDK-LDK nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për kalimin e demarkacionit. Burimet e sovrani.info thonë se Lidhja Demokratike e Kosovës është duke bërë presion të madh te deputetët e kësaj partie që të votojnë demarkacionin. Disave prej tyre u janë premtuar pozita dhe favore tjera nëse votojnë për versionin e tashëm të demarkacionit.

Burimet e Sovrani.info thonë se pavarësisht presioneve ndaj deputetëve, koalicioni PDK-LDK përfundimisht ka dështuar në sigurimin e votave për kalimin e demarkacionit. Rrjedhimisht, pritet që të enjten demarkacioni përfundimisht të rrëzohet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...