Ekskluzive: Ky është i arrestuari në Gjakovë të cilit Antidroga ia gjeti kokainën në gilindera e ulluk

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës pak më parë njoftoi për një bastisje që e ka kryer në Gjakovë, e cila ka rezultuar me arrestimin e një personi, i cili dyshohet se e ka fshehur kokainën në pjesë të ndryshme të oborrit.

Sinjali mëson se i arrestuari në Gjakovë është A. Sh, i cili tashmë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Antidroga gjatë bastisjes në shtëpinë e Shehut ka gjetur dhe konfiskuar:

  • Në gilinderat e oborrit janë gjetur të kapur me magnet, një paketim i plastikes që shërben për paketimin e vitaminave me mbishkrimin “Ca + vit C”, brenda të cilit kishte katër (4) doza të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.
  • Po ashtu, gjatë kontrollit nëpër oborr të shtëpisë, përkatësisht brenda ullukut që shërben për shkarkimin e ujërave atmosferik të shtëpisë, janë gjetur gjashtë (6) paketime të plastikes që shërbejnë për paketimin e vitaminave (magnesium) të markës “Heilusan” të cilat kishin të vendosura magnet, brenda të cilave kishte 225 doza, të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.
  • Një (1) automjet i tipit Ford me targa vendore, një (1) telefon dhe para kesh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...