Ekskavatori shkeli kryetarin e komunës, teksa pozonte për fotografi (Video)

PUBLIKUAR

Ky është momenti shokues, kur ekskavatori ia ka shkelur këmbën kryetarit të një qyteti në Tajlandë.

Prasert Kaithong po fotografohej së bashku me disa shoqërues, ndërsa kishte shkuar të inspektonte punimet që po bëheshin në një kanal të ujitjes, transmeton Telegrafi.

Por, drejtuesi i makinës së madhe për gërmim, nuk e ka parë se grupi ndodheshin pas, dhe ka vazhduar të lëvizë.

Pasi është alarmuar se e ka shkelur dikë, ai e ka kthyer shpejtë ekskavatorin, por kjo ka mjaftuar që t’i shkaktojë kryetarit Kaithong, lëndime të konsiderueshme në këmbë.

Megjithatë, ai është ngritur dhe me ndihmë e personave që ndodheshin afër, është larguar nga vendi ngjarjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...