Ekplodon vetura para pompës së derivateve në Ferizaj, digjet personi që ishte brenda

PUBLIKUAR

Një veturë me targa vendore ka eksploduar mbrëmë te një pompë e derivate në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ku si pasojë e shpërthimit është djegur edhe personi që gjendej brenda veturës, raporton Express.

Lajmin e ka konfimruar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Me urdhër të prokurorit, trupi i karbonizuar është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 07.02.2022 – 17:47. Është raportuar se në pompën e derivateve ka ndodhur një shpërthim – eksplodim i një veture me targa vendore e cila si pasojë e shpërthimit është djegur tërësisht, brenda së cilës veturë është djegë edhe një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj. Si pasojë e shpërthimit lëndime trupore në dorë ka pësuar viktima femër kosovare punëtore e marketit të pompës. Me urdhër të prokurorit trupi i karbonizuar i viktimës është dërguar në IML për obduksion, vetura e djegur është tërheqë për procedura hetimore, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...